Strugë, 03 dhejtor Sot, në Strugë, u mbajt mbledhja konstituive e përbërjes së re të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në të cilën për President të këtij organi u zgjodh Kryetari i Komunës së Strugës, z.Ramis Merko. Duke u falënderuar për zgjedhjen, Merko theksoi se pret një vazhdimësi në zhvillimin rajonal, dhe përkrahje më të madhe në realizmin e projekteve që do të kontribuojnë në zvogëlimin e dispariteteve në mes rajoneve në shtet, si dhe në kudër të tyre. Anëtarët e rinj të Këshillit për zhvillim u informuan për projektet rrjedhëse si dhe për ato që duhet të realizohen edhe gjatë vitit të ardhshëm. Nga gjithsej 126 milionë denarë, mjetet që janë planifikuar të realizohen vitin e ardhshëm përmes Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, priten rreth 115 milionë të shpërndahen në nëntë komunat, me qëllim që të përmirësohen kushtet për jetë. Pjesa më e madhe e mjeteve janë nga buxheti nacional, përmes Byrosë për zhvillim rajonal dhe ministritë e tjera, ndërsa pjesa tjetër janë nga bashkësia e donatorëve. Në këtë kontekst do të vazhdohet bashkëpunimi me Agjencionin zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim, për çka sot, anëtarët e Këshillit u informuan nga përfaqësuesja e njësisë së projektit nga Projekti “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv, Sara Osmani. Ajo theksoi se së shpejti do të nënshkruhen marrëveshjet për realizimin e projekteve investuese, dhe për çka në nivel të Rajonit, do të përkrahen projekte në lartësi prej 300 mijë franga zvicerane. Gjithsesi, sot u mbajt edhe mbledhja konstituive e Këshillit për mbrojtje sociale të rajonit planor Jugperëndimor, dhe për President u zgjodh kryetari i komunës së Makedonski Brodit, Zharko Risteski. Pritet, që ky trup rajoanl i ri, përmes angazhimeve të komunave dhe rajonit, të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve sociale të qytetarëve në rajonin planor Jugperëndimor.
- Ftesë dhe Rend dite
- Procesverbal
No comment yet, add your voice below!