Skip to content

Do të formohet ndërmarrje rajonale për menaxhim me mbeturinat në rajonin lpanor Jugperëndimor dhe të Pellagonisë

DATA

March 29, 2022

Kategoritë

Nën organizimin e Ministrisë së ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në Manastir, u mbajt takim i përbashkët me përfaqësuesit e të 18 komunave që bëjnë pjesë në të dy rajonet me qëllim që ta dakordojnë dinamikën dhe procedurat që duhet të ndërmerren nga ana e këshillave komunale për formimin e ndërmarrjes së përbashkët komunale e cila në të ardhmen duhet të menaxhojë me mbeturinat në rajonin planor Jugperëndimor dhe të Pellagonisë. Aktivizimi i ndërmarrjes është parakusht që e kërkon Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim për miratimin e huas në lartësi prej rreth 30 milionë euro, që do të shërbejnë për investime kuçe në lidhje me menaxhimin me mbeturinat.

Për ndërtimin dhe pajisjen e të ashtuquajturës qelia e parë nga impianti qendror i cili do të ndërtohet në afërsi të Novacit do të ndahen 9,5 milionë euro, me theks që në fazën e ardhshme do të ndërtohen edhe dy qeli të tjera me çka do të investohen edhe 13,6 milionë shtesë.  

Në pajtim me konceptin për ballafaqim të suksesshëm me mbeturinat dhe zvogëlimin e shpenzimeve është planifikuar ndërtimi dhe pajisja e pesë stacioneve për ngarkim dhe atë në Dibër, Kërçovë, Ohër, Manastir dhe Prilep, për çka komunat e përmendura, në afat sa më të shpejtë, duhet të sigurojnë lokacione. Stacionet për ngarkim do të kushtojnë 5,7 milionë euro.

Për modernizimin e punës së ndërmarrjeve komunale aktuale, nga të dy Rajonet, do të investohen rreth 6,7 milionë euro. Për kamionë të madhësisë së ndryshme, në bazë të kërkesave të komunave, do të shpenzohen 6,2 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për furnizimin e kontejnerëve prej 120 litra për amvisëritë dhe kontejnerë prej 1,1 metër kub. Është paraparë që komunat më të mëdha – Ohri, Struga, Kërçova të përfitojnë nga gjashtë kamionë, Dibra dhe Makedonski Brodi nga 2, ndërsa katër të tjerët – Vevçani, Debrca, Plasnica dhe Qendër Zhupa me një kamion. Për selektimin e mbeturinave në amvisëritë do të shpërndahen rreth 7.800 shporta dhe 50 kontejnerë, në varësi të madhësisë së komunës.  

Ndërmarrjet publike komunale mbeten një nyje e rëndësishme në sistemin e menaxhimit të integruar me mbeturina sepse ato edhe më tej do t’i grumbullojnë mbeturinat, dhe i njëjti do të selektohet nga ana e amvisërive dhe shfrytëzuesit e tjerë. Është paraparë që NPK-të të mund që mbeturinat e selektuara t’i shesin me qëllim që të përfitojnë të hyra.

Ngelet që në periudhën e ardhshme, Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, bashkë me komunat nga të dy rajonet, t’i sjellin aktet e nevojshme për formimin e ndërmarrjes komunale rajonale, për të cilën është arritur pajtueshmëri paraprake që të jetë në Novaci, ku edhe ndodhet impianti qendror i deponisë rajonale. Duhet theksuar se trajtimi mekanik dhe biologjik i mbeturinave është planifikuar të realizohet më vonë sepse bëhet fjalë për investim të madh i cili nuk mund të përfshihet në kuadër të huasë nga BERZH.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy