Makedonski Brod, 1 prill 2022 Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëdnimor, në bashkëpunim me Komunën e Makedonski Brodit, fillon me aktivitete për ndërtimin e kanalit Pesjak në Komunën e Makedonski Brodit. Ndërtimi përfshin më shumë komponenta, kanal me armaturë dhe beton, montimi i gypave të kanalizimit, lidhja e gypave të kanalizimit me shahtet aktuale, ndërtimi dhe montimi i shaktave të reja me kapakë metali, kyçja e shtëpive në kanalizimin e ri. Aktivitetet kryhen në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike dhe zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor në RPJP”, që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
– Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, gjatë këtij viti, realizon dy projekte më të mëdha – njëri me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik në katër objekte publike në komunat e Ohrit, Debërcës, Kërçovës dhe Dibrës, ndërsa në Pllasnicë dhe Makedonski Brod realizohen aktivitete për rritjen e kualitetit të ambientit jetësor përmes sigurimit të shportave për selektim të mbeturinave, përkatësisht rregullim e rrjetit të kanalizimit. Për këtë qëllim janë siguruar rreth 20 milionë denarë, të siguruara përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal nga buxheti qendror.
Projektin e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në bashkëpunim me Komunën e Makedonski Brodit, ndërsa mjetet janë siguruar nga Programet për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal.
No comment yet, add your voice below!