Skip to content

Karvani i parë diplomatiko-ekonomik në Rajon

DATA

April 18, 2022

Kategoritë

Strugë, 15 prill 2022     Nën organizim të Ministrisë për punë të jashtme, Byrosë për zhvillim rajonal dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor JUGPERËNDIMOR, në hotelin IZGREV në Strugë, u mbajt KARVANI DIPLOMATIKO-EKONOMIK, me pjesëmarrje të një numri më të madh të ambasadorëve dhe përfaqësuesve të korit diplomatik në shtet në të cilin u prezantuan dhe promovuan potencialet ekonomike të kompanive vendore, si dhe mundësitë për investime me qëllim që të nxitet zhvillimi rajonal në rajonin planor JUGPEËRNDIMOR.

 

Rreth 20 përfaqësues të ambasadave në vend, në kuadër të karvanit, e vizituan Kërçovën, Ohrin dhe Strugën me çka e zhvilluan takime me afaristët dhe kryetarët e komunave nga Rajoni.

 

Eventi përfundimtar u mbajt në Strugë, ku patën fjalën edhe zëvendës ministri i MPJ, Fatmire Isaki, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal, Ramiz Rexhepi, presidenti i Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, d-r Ramis Merko, si dhe drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, m-r Mirjana Lozanoska. Njëzëri ishte vlerësimi se klima ekonomike mund të përmirësohet përmes investimeve në brendësi të shtetit dhe rritjes së mjeteve nga buxheti nacional në programet për zhvillim të barabartë rajonal, dhe me qëllim tejkalimin e dispariteteve mes rajoneve.

 

Në kontekst të përmirësimit të zhvillimit rajonal mes Ministrisë për punë të jashtme dhe Byrosë për zhvillim rajonal u nënshkrua Memorandum për bashkëpunim. Në takim me shtandet dhe prezantimet e tyre u prezantuan edhe një pjesë e firmave nga mikro-rajoni i Ohrit dhe Strugës.

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy