Skip to content

Dokumentacion teknik për mbindërtimin e SPUZ Vranishtë, zgjerimi i sistemit të kolektorit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe ndarjen e ujërave të zeza nga ato atmosferike në qytetin e Ohrit dhe Strugës

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit 

Qendra për zhvillim të RPJP, në periudhën e kaluar përgatiti Studim mbi grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza në rrjedhjën e Drinit të Zi (Strugë- Dibër), Studim mbi grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza prej në Gradishte deri në Shën Naum (Ohër), Projekti themelor për ndërtimin e kolektorëve prej në Kalisht deri në Radozhdë (Strugë) dhe Projekti themelor për kanalizim të fekaleve në Vevçan dhe rrethinën e Strugës, me përkrahje financiare nga Qeveria e RM, përmes Programeve për ZHBR dhe fondeve donatore nga Programi GIZ RED dhe Agjencisë zviceriane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Dokumentet e përpunuara janë në nivel të lartë teknik dhe në pajtim me direktivat e BE-së, dhe të njëjtat u dërguan dhe u prezantuan në Ministrinë e ambienit jetësor dhe planifikimin hapësinor. Mbi bazë të këtyre dokumenteve u aprovuan 10 milion euro nga ana e Delgacionit të BE-së në Maqedoni përmes Komponentës IPA 3 për zhvillim rajonal, me të cilat u përgatit dokumentacioni i nevojshëm teknik plotësuese. Në fazen e dytë duhet procesuar në mbindërtimin e stacionit ekzistues të pastrimit të ujërave të zeza në Vranishtë, ndërtimin i kolektorit perëndimor prej në Kalishtë deri në Radozhdë, dhe ndarjen e kanalizimit fekal prej atyre atmosferik në Ohër dhe Strugë.

 

Rezultatet

  • U përgatit dokumentacioni i nevojshëm teknik në pajtim me standardet e BE-së (Studimi i fizibilitetit, Analizë e shpenzimeve dhe fitimeve, projekte themelore me revizion dhe dokumentacion komplet plotësues)
  • U organizuan gjashtë takime pune në Strugë, Ohër dhe Shkup me përfaqësues nga ekipi ekspert, MAJPH, Komunës së Strugës, Ohrit dhe Vevçanit dhe NPK ”PROAQUA”

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram