Në kornizat e studimit u kryen një numër i madh aktivitetesh, e para i referohet analizës së veprimtarisë hotelierike i PBB-së së Republikës së Maqedonisë, në bazë të qasjes përafërsisht të projektimit të zhvillimit. Për shkak se relevanca nuk ishte e mundur të fitohet vetëm me hulumtimet sekondare, detyrimisht u kryen edhe hulumtime primare, të cilat ishin me karakter nga terreni. Në atë drejtim u krye anketë mbi modelin përfaqësues të vizitorëve në Rajon dhe pranë saj u përgatit një pyetësor i veçantë për përfaqësuesit e sektorit dhe komunave. Mbi bazë të rezultateve sublimente, në Studim u zhvendos Plani aksionar. Studimi u përkthye në gjuhën angleze dhe e njëjta u prezantua para Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Studimi përfundoi gjatë muajit nëntor të vitit 2013. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2013.
Rezultatet
- 15 takime pune të ekipit të ekspertëve
- Një takim pune me përfaqësuesit e zyrave ZHEL
- Një takim pune me kryetarët e komunave të Rajonit
- U përgatit pyetësor për anketim për vizitorët e Rajonit
- U krye anketë mbi modelin përfaqësues të vizitorëve të Rajonit
- U përgatit pyetësor për anketë me përfaqësues të zyrave ZHEL dhe përfaqësues të sektorit të hotelierisë
- U krye anketë me përfaqësues të zyrave ZHEL, hoteleve, të restoraneve dhe agjensive
- Baza e të dhënave të anketës së realizuar
- Një prezantim publik i verzionit punues së Studimit
- U përgatit Studim për potencialet turistike
- Përkthim, lektorim dhe korrekturë e verzionit të studimit
- Verzion i botuar i studimit në gjuhën maqedonase