Skip to content

New machines for PMUs in Debrca and Vevcani

DATE

December 24, 2025

Categories

Një tjetër projekt i rëndësishëm i realizuar me sukses për përmirësimin e mjedisit jetësor 🌱
Në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të NP Debrca dhe NP Eremja përmes furnizimit me pajisje”, NP Debrca – Debrca dhe NP Eremja – Vevçan u pajisën me makineri moderne për mirëmbajtjen dhe pastrimin e sistemeve të kanalizimit, në vlerë totale prej 2.400.000 denarë.
Me sigurimin e kësaj pajisjeje përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës të ndërmarrjeve publike komunale, mundësohet mirëmbajtje më efikase e infrastrukturës së kanalizimit, si dhe ofrimi i shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët, me ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në mbrojtjen e mjedisit.
Projekti financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në kuadër të Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrueshmërisë rajonale për vitin 2025, ndërsa implementimi u realizua nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
🌍 Me projekte të tilla vazhdojmë të punojmë me përkushtim për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ofrimin e shërbimeve komunale më cilësore për qytetarët.

Share:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy