📢 Draft-Plani hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040 – Dëgjim publik në Rajonin planor Jugperëndimor
Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor njofton opinionin publik se është duke u zhvilluar një seri dëgjimesh publike rajonale në lidhje me Draft-Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040.
Dëgjimi i pestë publik për Draft-Planin hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040 do të mbahet në Rajonin planor Jugperëndimor, me qëllim të prezantimit të Draft-Planit dhe të mundësojë pjesëmarrjen aktive të institucioneve, njësive të vetëqeverisjes lokale, ekspertëve profesionistë, palëve të interesuara dhe publikut të gjerë.
📅 30 tetor 2026
🕛 11:00
📍 Salla e mbledhjeve e Këshillit të Komunës së Strugës
Dëgjimi publik ofron mundësinë për t’u njohur me zgjidhjet e propozuara të planifikimit, si dhe për të dhënë mendime, sugjerime dhe komente gjatë përgatitjes së njërit prej dokumenteve strategjike më të rëndësishme për zhvillimin hapësinor të vendit.
Ftojmë institucionet, njësitë e vetëqeverisjes lokale, ekspertët profesionistë, palët e interesuara dhe të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në dëgjimin publik dhe të kontribuojnë në planifikimin e zhvillimit të ardhshëm hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Draft-Plani Hapësinor: https://drive.google.com/file/d/1yR9hCAzFBwPCpxwXsRcnxiGUgRNoyt0J/view
No comment yet, add your voice below!