Qëllimet e projektit
Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i kushteve dhe promovimi i përdorimit të burimeve ripërtrirëse të energjisë nga shpenzuesit e fundit, gjegjësisht shfrytëzimit të diellit, ujërave dhe burimeve gjeotermale si resurse të vlefshme të rajonit.
Në kornizat e projektit u përgatitën edhe pesë projekte dhe elaborate themelore për efikasitet energjetik në pesë objektet e komunave: Projekti për rikonstruimin e kaldajës në SHFK “Mustafa Kemal Ataturk” në Pllasnicë; Projekt për rikonstruimin e kaldajës në IPKKF “Pllaninski Cvet” në Vevçan; Projekti për sistemin e përgatitjes së ujit të ngrohtë sanitar me kolektor diellor në IPKKF “Breshia” në Dibër; Kontrollimi energjetik në SHFK “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë dhe Kontrollimi energjetik në SHMK “Mirko Mileski” dhe SHMK “Drita” në Kërçovë. Studimi u përfundua gjatë nëntorit të vitit 2013, ndërsa dokumentacioni teknik për EE u përgatit dhe u dërgua gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2014. Projekti është i finacuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Zyrës për zhvillim rajonal për vitin 2014.
Rezultatet
- Një takim pune me ërfaqësues ga NJVL;
- Vizitë në pesë objekte publike të përfshira në përgatitjen e elaboratëve për EE;
- U përgatitën fleta anketuese për të gjitha komunat të cilat janë partnere të projektit (të dhëna për potencialin e burimeve ripërtrirëse të energjisë)
- Baza e të dhënave të EE-së dhe BRE-së të komunave nga rajoni
- U përgatitën pesë projekte teknike për efikasitet energjetik për 5 objektet publike në Strugë, Vevçan, Kërçovë, Dibër dhe Pllasnicë
- U përgatit studimi për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë në RPJP