Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i përjithshëm është përkrhaja e zhvillimit ekonomik rajonal përmes përmirësimit të veprimtarisë ekonomike dhe turistike, kulturës në rajonin planor Jugperëndimor dhe sektorëve tjerë të ekonomisë lokale/rajonale përmes përmirësimeve kyçe infrastrukturore dhe aktivitete për lidhje ekonomike të Rajonit. Realizimi i komponentëve projektues do të kontribuojë për përfitime të rëndësishme ekonomike në nivel të ekonomisë rajonale, si dhe në kualitetin e jetës në krahinat e izoluara.
Qëllimet specifike:
Qëllime më të larta strategjike të cilat arrihen me realizimin e këtij projekti rajonal janë qëllimet vijuese:
- Përmirësimi i kualitetit dhe përfitimet ekonomike nga aktivitetet turistike rajonale të akterëve lokal në turizëm (të hyra të rritura dhe përfitime);
- Përmirësimi i standardit ekonomik të popullatës, dhe
- Pëmirësimi i perceptimit, nga ana e turistëve të huaj për rajonin si destinacion turistik në një periudhë afatgjate.
Rezultatet:
- Rikonstruktimi dhe modernizimi i rrugës Jane Sandanski në Ohër;
- Rikonstruktimi dhe modernizimi i rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës;
- Rikonstruktimi dhe modernizimi i rrugës nga Qendër Zhupa deri te vendbanimi Bajramovci
- Rregullimi i hapësirës tek Qendra turistike në Vevçan