Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi themelor i projektit është që përmes furnizimit të makinerisë për pastrimin e sistemeve të kanalizimit të përmirësohet infrastruktura komunale dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, uljes së rrezikut nga përmbytjet dhe sigurimit të funksionalitetit afatgjatë në të gjithë territorin e Komunës së Vevçanit.
Qëllimet specifike:
- Parandalimi i bllokimit dhe defekteve – pastrimi i rregullt dhe efikas do të sigurojë rrjedhje të pandërpresë të ujërave të zeza.
- Përmirësimi i higjienës dhe shëndetit publik – do të ulet rreziku nga sëmundjet ngjitëse dhe shpërndarjes së materieve të dëmshme.
- Rritja e efikasitetit të sistemeve për kanalizim – teknologjia moderne do të sigurojë mirëmbajtje të shpejtë dhe kualitative të sistemeve.
Rezultatet:
- Përmirësimi i higjienës dhe shëndetit publik – Ulja e rrezikut nga përmbytjet dhe derdhja e ujërave të zeza, çka mund të parandalojë përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe ambient më të pastër me më pak erëra të pakëndshme dhe më pak ujëra të zaza të grumbulluara.
- Zvogëlimi i problemeve infrastrukturore – Përmirësimi i funksionimit të sistemit të, çka do të thotë më pak defekte, më pak bllokime dhe mos pasja nevojë për riparime të shtrenjta dhe jetëgjatësi më të gjatë për gypat e kanalizimit, sepse pastrimi i rregullt parandalon bllokimin dhe koroionin.
- Përfitime financiare dhe ekonomike – Ulja e shpenzimeve për intervenime dhe sanime emergjente, çka në afatgjatë do të kursejë mjete të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e kualitetit të jetës, çka do ta rrisë atraktivitetin e komunës për investime.
- Zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore – Kanalizim më i pastër dhe më funksional dhe parandalimi i përmbytjeve në vendbanimet.
Raport për realizimin e projektit