Qëllimet e projektit Qëllimi i përgjithshëm: Qëllimi i përgjtihshëm është përmirësimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve publike komunale në rajonin planor Jugperëndimor përmes furnizimit të pajisjeve. Realizimi i komponentave të projektit do të kontribuojë që të përmirësohen shërbimet e të gjithë shfrytëzuesve të 9-të komunave nga Rajoni.
Qëllimet specifike: Përmirësimi i shërbimeve të ndërmarrjeve publike komunale në të gjitha komunat e Rajonit, përmes furnzimit të pajisjeve të reja – automjete, mehanizim dhe lloje tjera të mjeteve për përforcimin e kapaciteteve.
Rezultatet:
- Furnizimi i 1 traktori, pllugut për borë dhe kripë
- Furnizimi i kamioni kiper me kabinë të dyfishtë
- Furnizimi i 1 traktori me kabinë dhe karrocë për thithjen e fekaleve
- Furnizimi i 250 kontejnerëve prej 240l
- Furnizimi i mjeteve dhe pjesëve tjera ndihmëse për punë: Përzierës betoni, Sharrë motorike, Agregat, Pompë, Shpuarës; Çekiç automatik, Shpuarës elektrik.
- Furnizimi i 6 prerësve për asfallt dhe 6 pllaka vibruese
- Furnizimi i 1 mjeti-kiper