Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve publike komunale në rajonin planor Jugperëndimor përmes furnizmit të pajisjeve. Realizimi i komponentave të projektit do të kontribuojë që të përmirësohen shërbimet për të gjithë shfrytëzuesit në 5 komunat e Rajonit.
Qëllimet specifike:
Përmirësimi i kushteve të ndëramrrjeve komunale publike në 5 komunat e Rajonit, përmes furnizimit të pajisjeve të reja moderne – automjete, mekanizim dhe pajisje tjera për përforcimin e kapaciteteve.
Qëllimet strategjike:
Qëllimet strategjike më të larta që do të arrihen me realizimin e këtij projekti rajonal kanë të bëjnë me qëllimet vijuese:
- Përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të ndërmarrjeve publike komunale
- Përmirësimi i efikasitetit të punës
- Zvogëlimi i shpenzimeve gjatë punës së NPK përmes furnizmit të pajisjeve më efikase
- Zvogëlimi i humbjes së ujit dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike të ndërmarrjes;
- Zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor përmes trajtimit të ujërave të zeza
- Kualiteti i jetës i përmirësuar për banorët lokal.
Rezultatet:
- U furnizuan 2 kamionçina për grumbullimin e mbeturinave
- Furnizim: 1 aparat profesional për detektimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit me pajisje komplete
- 1 çekiç profesional elektrik – thyes i betoneve,
- 1 prerës për zhveshjen e tubave PE me profil Ø 110-500 mm,
- 1 prerës për zhveshjen e tubave PE me profil Ø 63-110 mm,
- Furnizimi i 700 kontejnerëve për mbeturina prej 120 l
- Furnizimi i 1 mini eskavator
- Furnizimi dhe instalimi i 3 pompave në stacionin për pastrimin e ujërave të zeza
- Furnizimi i 1 mulçeri.
Raport për realizimin e projektit