Skip to content

Vendosja e kontejnerëve nëntokësor në mjediset urbane – faza e II-të

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit

Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja e ambientit jetësor në mjediset urbane në RPJP, përmes modernizimit të mënyrës së mbledhjes së mbeturinave inerte me kontejnerë nëntokësor dhe selektimit të tyre. Pasi që RPJP është një ndër destinacionet më të vizituara turistike, ku gjatë gjithë vitit, nga numri i përgjithshëm i turistiëve në RM, 30% qëndrojnë në RPJP, me këtë dukshëm rriten edhe mbeturinat e gjeneruara. Me vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë u kontribua në pastërtinë më kualitative publike dhe ulja e shpenzimeve për mirëmbajtjen e saj, krijimin e përshtypjes pozitive tek turistët dhe tërheqja e tyre për një periudhë më të gjatë kohore. Partnerë të projektit janë komuna e Ohrit dhe Kërçovës. Pranë platformave dhe kontejnerëve, operatori ekonomik i adaptoi edhe kamionët të ndërmarrjeve publike komunale që të mund të ngrejnë dhe të zbrazin kontejnerët. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2015.

 Rezultatet

  • U përgatitën dy lokacione më ndërtimin e jamave për vendosje e kontejnerëve nëntokësor
  • U vendosën dy platforma hidraulike
  • U vendosën dy komplete nga tre kontejnerë nëntokësor me kapacitet prej 1,1 m3 dhe 3 m3
  • Mbeturinat e selektuara nga vendet më të frekuentuara të Kërçovës dhe Ohrit
  • U zvogëlua numri i ngritjes ditore të mbeturinave dhe u zvogëluan shpenzimet tek NKP
  • 10% e popullatës u bë me sisteme të selektimit dhe mbledhjes së mbeturinave inerte

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram