Qëllimet e projektit Qëllimi i përgjithshëm: Qëllimi i përgjithshëm i projektit është përkrahja e zhvillimit ekonomik rajonal përmes përmirësimit të veprimtarisë turistike ekonomike dhe sektorëve tjerë të ekonomisë lokale/rajonale përmes përmirësimit të infrastrukturës kyçe dhe aktiviteteve ekonomike ndërlidhëse në Rajon. Realizimi i komponentëve projektues do të kontribuojë mjaft në përfitimet ekonomike në nivel të ekonomisë rajonale, si dhe në kualitetin e jetës në vendbanimet më të izoluara rurale.
Qëllimet specifike:
- Pasurimi i ofertës turistike në rajonin planor Jugperëndimor përmes ndërtimit të rrugës lokale “Papradniku i Vogël – Liqeni i Dibrës”, Komuna e Qendër Zhupës
- Pasurimi i ofertës turistike në rajonin planor Jugperëndimor përmes ndërtimit të rrugës lokale “Popoj-Mllaka”, Komuna e Vevçanit
Rezultatet:
- Ndërtimi i rrugës nga vendbanimi Papradniku i Vogël deri në Liqenin e Dibrës
- Ndërtimi i rrugës Popoj-Mllaka në Vevçan