Skip to content

Thirrje për shoqatat e qytetarëve

DATA

December 10, 2021

Kategoritë

Në bazë të nenit 21, paragrafi 10, 13, 14 dhe 15, dhe në lidhje me nenin 22, pika 1, alineja 9 nga Ligji për zhvillim të barabartë rajonal (Gaz. Zyrtare e RMV nr.24/21 dhe 174/21), dhe në bazë të Vendimit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor nr.01-194/1 i datës 03.12.2021, Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, shpall

THIRRJE

Për zgjedhjen e anëtarit – përfaqësuesit nga shoqata e qytetarëve

në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

1 (një) përfaqësues me mandat prej katër vjet

 Kriteret themelore për zgjedhjen e anëtarit-përfaqësuesit nga shoqatat në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor janë:

  • Personat juridik, aplikuesit të jenë të regjistruar së paku dy vjet, me seli dhe veprim në një nga krahinat e nëntë komunave (Vevçan, Dibrë, Debërc, Makedonski Brod, Kërçovë, Ohër, Pllasnicë, Strugë Qendër Zhupë) në përbërje të rajonit planor;
  • Personat juridik, aplikantët në pajtim me Statutin e organizatës të veprojnë në sferën e zhvillimit lokal dhe rajonal, dhe
  • Personat juridik, aplikantët të kenë realizuar së paku dy projekte nga sfera e zhvillimit lokal dhe rajonal.

Mandati i anëtarit-përfaqësuesit nga shoqatat në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor është 4 (katër) vjet.

Anëtari-përfaqësuesi nga shoqatat duhet rregullisht të arrë pjesë në mbledhjet e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, dhe nuk ka të drejtë vote.

Procesin do ta realizojë Komisioni, ndërsa vetë zgjedhjen do ta bëjnë  kandidatët e lajmëruar të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Paralajmërim: Anëtari-përfaqësuesi nga shoqatat në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor funksionin do ta kryejë në bazë vullnetare.

Thirrja është e hapur  (pesë) ditë pune nga dita e shpalljes.

Shoqatat e interesuara të dorëzojnë dokumente me të cilat do të dëshmojnë se i plotësojnë kushtet e përcaktuara në thirrjen publike në adresën vijuese:

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

rr. Vllado Maleski-Tale nr.1/5, K.P.27, 6330, Strugë

ose përmes postës elektronike:

a.vlashi@southwestregion.mk

 

 

 

Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

President

d-r Ramis Merko d.v.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy