Skip to content

FORUM RAJONAL PËR ZGJEDHJEN E PROJEKTIT INVESTUES NË RAJONIN PLANOR JUGPERËNDIMOR

DATA

March 14, 2022

Kategoritë

Strugë, 14 mars 2022   Me organizimin e forumit të parë rajonal në të cilën morën pjesë mbi 70 përfaqësues nga nëntë komunat e rajonit planor Jugperëndimor filloi procesi i propozimit dhe konceptimit të projektit investues, i cili do të përkrahet financiarisht nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Në pajtim me Marrëveshjen që Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor e ka nënshkruar me Ministrinë për vetëqeverisje lokale në periudhën e ardhshme, në bazë të projekt ideve të gjeneruara, do të qaset drejt analizës së tri zgjidhjeve më të qëndrueshme, me çka do të punohet edhe dokumentacion teknik adekuat për realizimin e tyre.

Në sesionin e fundit të forumeve, i cili do të mbahet kah fundi i muajit prill, pjesëmarrësit edhe njëherë do t’i shqyrtojnë të tria konceptet, si dhe dokumentacion teknik të disponueshëm me çka do të bëhet rangimi i projekteve sipas rëndësisë për Rajonin, si dhe harmonizimi i tyre me dokumentet strategjike nfa sfera e zhvillimit rajonal. Fjalën e fundit e ka Komisioni i formuar pranë Ministrisë për vetëqeverisje lokale, e cila do t’i shohë të gjitha aspektet e propozim projekteve të dorëzuara, në bazë të së cilës do të vendoset se cili projekt do të mbështetet për financim në rajonin planor Jugperëndimor me rreth 20 milionë denarë. Në thelb aktivitetet e projektit duhet të kenë komponentin digjital dhe investues, dhe duhet të kenë parasysh përfshirjen sociale, barazinë gjinore, si dhe ruajtjen e ambientit jetësor.   

Projektet investuese menaxhohen nga Shema e granteve, që është pjesë e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, financiarisht i përkrahur nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Kjo është faza e dytë e projektit, ndërsa në të parën Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor me sukses e realizoi projektin për rikonstruktimin dhe modernizimin e qendrës për terapi fizikale në spitalin Shën Erazmo në Ohër.

Materiale në shtojcë:

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy