Skip to content

AMBASADORJA E ZVICRËS H.E.VERONIQUE HULMANN NË VIZITË NË RAJON

DATA

July 26, 2022

Kategoritë

25 korrik 2022, Ohër    Ambasadorja e Zvicrës në Shkup, H.E. Veronique Hullmann, në kuadër të qëndrimit në rajonin planor Jugperëndimor, e vizitoi Institucionin për shëndet publik “Shën Erazmo” në Ohër me çka mbajti një takim pune me përfaqësuesit e këtij institucioni shëndetësor, të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Komunës së Ohrit dhe Komunës së Strugës. Gjatë kësaj ambasadorja Hullmann u informua për rëndësinë e basenit të ri konstruktuar për terapi fizikale me çka janë krijuar kushtet që pacientët e këtij institucioni, por edhe nga rajoni më i gjerë, të munden t’i shfrytëzojnë shërbimet specialistike të profesionistëve në spital për trajtim dhe shërim të sëmundjeve të lidhura me funksionet motorike tek trupi i njeriut.

Drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Mirjana Lozanoska e informoi ambasadoren Hullmann se me projektin, vlera e përgjithshme e të cilit është 8 milionë denarë, është bërë modernizimi i pajisjeve të pjesëve makinerike dhe të basenit, janë vendosur panele të reja diellore, dhe janë bërë intervenime edhe te instalimet elektrike dhe në vetë objektin ndërtimor me qëllim që të rritet efikasiteti energjetik. Me intervenimet e kryera në tërësi është modernizuar puna e basenit për terapi fizikale, me çka shpenzimet për funksionimin e saj janë mjaft të vogla për spitalin Shën Erazmo. Projekti u realizua vitin e kaluar në kuadër të Shemës së granteve nga projekti Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv, për të cilin mjetet janë siguruar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe nga Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Drejtori i spitalit Aco Veleski informoi se mbi dhjetë vjet baseni nuk ka qenë në funksion dhe nuk është kryer terapi fizikale për shkak të shpenzimeve të mëdha në spital, por tani gjendja ka ndryshuar, ashtu që nuk ekzistojnë pengesa që shërbimet të jenë të disponueshme për shfrytëzuesit e bashkësisë më të gjerë. Gjatë kësaj, në radhë të parë, janë më të rinjtë të cilët më shpesh ballafaqohen me lloje të ndryshme të deformiteteve.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov i cili i falënderoi dhe shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën zvicerane dhe Agjencinë për zhvillim dhe bashkëpunim. Pecakov i potencoi projektet e realizuara me sukses në periudhën e kaluar, me çka theksoi se Komuna e Ohrit në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim përgatit projekte të reja, dhe për të cilat shpreson se përsëri do të përkrahen.

Ambasadorja H.E. Veronique Hullman theksoi se është e kënaqur me bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve që implementohen përmes Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Ajo theksoi se Ohri qëndron lartë në agjendën e tyre dhe se në të ardhmen shpreson në bashkëpunime të reja në realizimin e projekteve të mëdha që janë në interes të qytetit.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy