Skip to content

Rikonstruktimi i ndërtesës komunale të Komunës së Debërcës

DATA

May 3, 2023

Kategoritë

Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në RPJP dhe shfrytëzimi i BRE”, i përfundoi aktivitetet për rikonstruktimin e pullazit të ndërtesës komunale të Komunës së Debërcës si dhe dhomës përkujtimore të LNÇ në Debërc.

Gjatë muajit të kaluar, në këtë objekt, u krye rikonstruktimi i tërësishëm i konstruksionit ët kulmit dhe mbulesës së kulmit si dhe izolimi i tij. Në kuadër të ndërtesës komunale, u rikonstruktua edhe Dhoma përkujtimore e LNÇ në Debërc. Vlera e përgjithshme  e punëve është 4.461.007 denarë, nga të cilat 3.695.600 denarë janë siguruar përmes Byrosë për zhvillim rajonal, ndërsa 729.544 denarë nga buxheti i Komunës së Debërcës.

Në kuadër të projektit të njëjtë, aktivitete po zhvillohen edhe në komunat e tjera dhe atë në Komunën e Makedonski Brodit – rikonstruktimi i ndërtesës komunale, Komunën e Pllasnicës – rikonstruktimi i fasadës dhe kulmit në SHF “Junus Emre” në f.Lisiçan dhe Komunën e Kërçovës – instalimi i 6 sistemeve fotovoltaike në 6 objekte publike me nga 20kW. Gjithashtu, gjatë muajit maj do të fillojë edhe realizimi i aktiviteteve edhe në dy komuna tjera dhe atë në Dibër – rikonstruktimi i fasadës dhe dritareve në SHF “Said Najdeni” dhe në Komunën e Strugës – rikonstruktimi i fasadës dhe dritareve në dy shkolla dhe atë në SHK “Baftjar Banushi” dhe “Shën Klimenti i Ohrit”.  

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy