Skip to content

Dita e RAJONIT

DATA

December 26, 2024

Kategoritë

Në datë 23.12.2024, për herë të parë u organizua Dita e RAJONIT në kuadër të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qendrueshëm dhe inkluziv” i cili financohet nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Qeverisë së Zvicrës.

 

Qëllimi i mbajtjes së Ditës së zhvillimit rajonal ishte prezantimi i potencialeve atraktive turistike në rajonin planor Jugperëndimor dhe mundësive për krijimin e turizmit të qendrueshëm për të gjithë vitin me përfshirjen e turizmit liqenor, shëndetësor, arhitekturor, arkeologjik, objektet religjioze, eko turizmit, turizmit avanturistik, ushqimor, traditës dhe lloje tjera të turizmit, me qëllim të vetëm që çdo turist të qendrojë ditë shtesë në rajonin planor Jugperëndimor. 

 

Për politikën rajonale, komunat që bëjnë pjesë në rajonin planor Jugperëndimor, vizionin dhe qëllimet, projektet e realizuara në vitin 2024 prezantim mbajti drejtori i Qendrës për zhvillim, z. Valon Kaba. Ai theksoi se vitin që po e lëm pas ishte një vit mjaft i mirë për Rajonin dhe Qendrën. Gjatë vitit 2024, Qendra arriti të realizojë 7 projekte të mëdha, 3 të financuara nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal, 3 projekte nga Ministria për vetëqeverisje lokale dhe Qeveria zvicerane, dhe 1 projekt financuar nga Programi i UNDP. 

 

Në panel diskutimin me temë “Ndikimi i zhvillimit të barabartë rajonal drejt zhvillimit të qendrueshëm urban dhe rural të komunave” panelistët ishin kryetari i Komunës së Qendër Zhupës – z. Arijan Ibraim, z.Vladislav Zhupan – sektori për zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Strugës, z-nja Irena Zdravevska Spaseska – sektori për turizëm dhe zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Ohrit, z.Novica Kostojqinoski – sektori për zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Vevqanit, z-nja Milka Stamenkoska – sektori për zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Makedonski Brodit dhe z.Daniel Risteski – sektori për zhvillim ekonomik lokal në Komunën e Debërcës. 

 

Panelistët bënë pasqyrim të përparësive dhe mungesave gjatë sezonit të kaluar turistik duke i marrë parasysh mjediset urbane dhe rurale, por gjithashtu u prezantuan edhe video materialet për promovimin e turizmit nga 9 komunat e RPJP si potenciale të mundshme turistike. 

 

Në panel diskutimin e dytë prezantim kishte m-r Valentina Pereska nga Agjencia për promovimin dhe përkrahjen e turizmit. Tema në panelin e dytë ishte “Potenciali turistik – mundësi për zhvillimin e turizmit të qendrueshëm në RPJP”

 

Rekomandimet që u dhanë:

  • Ngritja e vetëdijes tek popullata lokale dhe turistët
  • Përfshirja e popullatës lokale në vendimarrje 
  • Subvencione për shfrytëzimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë
  • Vendosja e tatimeve të gjelbra
  • Masa për rritjen e sipërmarrësisë nga gratë
  • Masa për hapjen e vendeve të reja të punës në mjediset rurale
  • Krijimi i klasterëve në turizëm
  • Bashkëpunim më i theksuar i të gjithë akterëve në turizëm
  • Krijimi i ofertave turstike rajonale.

 

Në eveniment u theksua se aktivitetet dhe projektet që janë realizuar nga ana e Qendrës për zhvillim të RPJP, kanë pas për qëllim zhvillimin e qendrueshëm dhe turizmin, ambientin jetësor, efikasitetin energjetik si dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale.

 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy