Skip to content

Pajisje e re për ESHP Shën Erazmo

DATA

February 14, 2025

Kategoritë

Në datën 11.02.2025, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor i dorëzoi ESHP  të specializuar për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo” – Ohër pajisjen video set për intubim, si pjesë e projektit “Krijimin e një qendre moderne për terapi fizikale në Spitalin “Shën Erazmo”. Kjo pajisje do të kontribuojë në rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor për pacientët. Falë kësaj pajisjeje, Spitali “Shën Erazmo” – Ohër do të ketë:
  • Vizione më të qartë dhe precizion më të lartë – Video seti ofron një pamje të zgjeruar dhe të detajuar të rrugëve të frymëmarrjes, duke rritur ndjeshëm saktësinë e vendosjes së tubit endotrakeal.
  • Më shumë siguri për pacientët – Redukton rrezikun e lëndimeve dhe komplikimeve, veçanërisht për pacientët me sfida anatomike të ndërlikuara.
  • Intubim më të shpejtë dhe efikas – Në situata emergjente, çdo sekondë ka rëndësi. Video seti lehtëson vendosjen më të shpejtë të tubit, gjë që është thelbësore në momentet kritike.
Me implementimin e kësaj teknologjie të avancuar mjekësore, spitali përmirëson cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe përmbush standardet më të reja në mjekësi.   Ky projekt është financuar nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Qeveria Zvicerane / Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe Bashkëpunim, me një vlerë prej 1.852.364,00 MKD.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy