Trebenishtë, 15 mars 2022 Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëdnimor, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, fillon me aktivitete për rikonstruktimin e shtëpisë kulturore-historike në f.Trebenishtë. Rikonstruktimi përfshin m[ shumë komponenta, dhe do ta rrisë nivelin e efikasitetit energjetik të objektit ermes izolimit të mureve të brendshme dhe të jashtme me termoizolim, izolimin e tavaneve, ndërrimin e dyerve të brendshme, tualete të reja, instalim elektrik i ri dhe ujësjellës dhe kanalizim i ri. Aktivitetet kryhen në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike”, që e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
– Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, gjatë këtij viti, realizon dy projekte më të mëdha – njëri me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik në katër objekte publike në komunat e Ohrit, Debërcës, Kërçovës dhe Dibrës, ndërsa në Pllasnicë dhe Makedonski Brod realizohen aktivitete për rritjen e kualitetit të ambientit jetësor përmes sigurimit të shportave për selektim të mbeturinave, përkatësisht rregullim e rrjetit të kanalizimit. Për këtë qëllim janë siguruar rreth 20 milionë denarë, të siguruara përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal nga buxheti qendror.
Projektin e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, ndërsa mjetet janë siguruar nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal dhe një pjesë janë nga Komuna e Debërcës.
No comment yet, add your voice below!