Skip to content

DO TË RREGULLOHET OBORRI I QENDRËS TURISTIKE NË VEVÇAN

DATA

March 24, 2022

Kategoritë

23 mars, Vevçan     Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor kreu futjen në punë të operatorit ekonomik TANE 2007 i cili, pas furnizimit publik, është angazhuar për rregullimin e oborrit të Qendrës turistike “Kosta Srbakoski” në Vevçan. Objekti me sipërfaqe prej 1.400m2 ka për qëllim organizimin e aktiviteteve kulutore dhe edukative, ka galeri për promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Vevçanit, hapësirë për muzej për prezantimin e florës dhe faunës nga zona e mbrojtur Monumenti natyror “Burimet e Vevçanit” dhe malit Jabllanicë.  

Në pajtim me dokumentacionin projektues në oborrin e objektit me sipërfaqe prej 910 m2 do të vendosen gur dekorativ, do të ndërtohen rrugë qasëse deri te hyrja kryesore dhe hyrja ndihmëse,hapësira për pushim, do të vendoset pajisje urbane dhe ndriçim, dhe do të kryhet edhe rregullimi hortikulturor i hapësirës.

Investimi i përgjithshëm i rregullimit të oborrit të Qendrës turistike është 4,6 milionë denarë dhe të njëjtat janë siguruar përmes Programit për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal.

Përveç në Vevçan, në kuadër të projektit “Përkrahje të zhvillimit ekonomik lokal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që i realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, aktivitete po zhvillohen edhe në Ohër, Strugë dhe Qendër Zhupë.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy