Skip to content

Mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit për zhvillim

DATA

March 24, 2022

Kategoritë

16 mars    Mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor filloi me verifikimin e mandateve të përfaqësuesve të sektorit joqeveritar dhe biznes sektorit, Gjoko Mileski dhe Natasha Jovqeska, të cilët pas procedurave të përfunduara në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, u përfshinë në punën e këtij trupi rajonal. Të dy u falënderuan për besimin e dhënë dhe theksuan se do të angazhohen të kontribuojnë në artikulimin e interesave të sektorit joqeveritar, përkatësisht të biznes sektorit.

Në vazhdim të mbledhjes, në rend dite, u gjenden në shqyrtim raportet për realizmin e Programit për zhvillim të rajonit, raporti financiar, si dhe llogaritë vjetore për punën e Qendrës për zhvillim dhe projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” në vitin 2021. Anëtarët e këshillit theksuan kënaqësi nga puna, dhe i miratuan raportet dhe llogaritë vjetore dhe theksuan angazhimin për sigurimin e më tepër mjeteve dhe realizimin e më tepër projekteve me qëllim që të rritet niveli i realizimit të aktiviteteve programore në vitin vijues.

Në lidhje me këtë çështje, Këshilli e shqyrtoi dhe miratoi Planin aksionar për punë në vitin 2022, me çka anëtarët, nga ana e drejtorit të Qendrës për zhvillim, m-r Mirjana Loazanoska, u informuan se dokumenti i përmban projektet aktuale të miratuara nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përmes Programit për zhvillim rajonal, përmes projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – faza e II” të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, projekte që pritet të miratohen nga ana e ministrive tjera, si dhe aktivitetet që implementohen përmes punës së Biznis qendrës në kuadër të Qendrës për zhvillim.  

Me qëllim që të bëhet harmonizimi i punës së Qendrës për zhvillim me Ligjin e ri për zhvillim të barabartë rajonal në mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës dhe Rregullores për sistemin e pagave dhe kompensimeve mbi pagat të punësuarve në Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.

Në vazhdim të punës anëtarët e Këshillit u informuan për aktivitetet vijuese të ndërlidhura me zhvillimin e ideve dhe koncepteve për Projektin investues për të cilin janë siguruar rreth 20 milionë denarë përmes projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv- faza II”. Për atë u dha informacion në lidhje me forumin e parë të mbajtur, konceptet e propozuara, si dhe për detyrat e ardhshme që duhet të realizohen me qëllim që të mbyllet me sukses procesi i përgatitjes dhe aplikimit ë projektit përmes Shemës së granteve të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. 

Këshilli u informua edhe për thirrjen aktuale për projekte rajonale që do të caktohen dhe me të cilat do të aplikojë rajoni planor Jugperëndimor përmes Programit për zhvillim rajonal 2022-2023 përmes Byrosë për zhvillim rajonal. Në pajtim me buxhetin nacional të projektuar dhe programin e përcaktuar, pritet, për Rajonin të jenë në dispozicion rreth 60 milionë denarë, me të cilat do të përmirësohen kushtet për jetë dhe për punë të banorëve.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy