Skip to content

KOMUNAT PREFEROJNË ZHVILLIM NË VEND TË ZONAVE TË MBROJTURA NË RAJONIN PLANOR JUGPERËNDIMOR

DATA

March 24, 2022

Kategoritë

Strugë, 16 mars     Kryetarët e komunave të rajonit planor Jugperëndimor, sot, kishin takim me përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe nga Agjencia për planifikim hapësinor, në kuadër të iniciativës për përgatitjen dhe miratimin e Planit hapësinor të ri të R së Maqedonisë së Veriut për periudhën zhvillimore prej 2020 deri në 2040. Gjatë kësaj, zëvendës ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Hristina Oxhaklieska dhe drejtoresha e Agjencisë për planifikim hapësinor, Andrijana Andreeva, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre i njoftuan të pranishmit me dinamikën kohore dhe metodologjinë e përgatitjes së këtij dokumenti të rëndësishëm, i cili para së gjithash, do të jetë në harmoni me qasjen evropiane për planifikim, si një nga hapat e nevojshëm në afrimin dhe përgatitjen drejt qasjes kah Bashkimi evropian.

– Kryetarët e komunave nga Rajoni theksuan se rregullativa aktuale ligjore e ndalon zhvillimin e rajonit dhe ato nuk mund të dalin në ballë të kërkesave të investitorëve dhe qytetarëve. Kryetari i komunës së Strugës, Ramis Merko apeloi që të mos emërtohen dhe mos merren masa mbrojtëse në Ohër, Strugë, dhe Debërc, sepse nuk mund të priten efekte pozitive zhvillimore nëse në tërësi ndërpriten nevojat e qytetarëve, në radhë të parë, si nevoja për ndërtimin e shtëpive individuale, dhe investitorëve si nevojë për ndërtimin e kapaciteteve të reja shërbyese dhe akomoduese me qëllim që të zhvillohet turizmi si degë më e fortë e Rajonit. Merko kishte vërejtje edhe për punën e Komisioni nacional të UNESKO, puna e të cilëve dhe qëndrimet e tyre, sipas tij, janë në kundërshtim me disa ligje, në pjesën e planifikimit urbanistik dhe hapësinor.

Gjatë diskutimeve ku morën pjesë edhe kryetarët e tjerë të komunave dhe përfaqësuesve të komunave të Rajonit u arrit në përfundim se gjatë përgatitje së Planit të ri hapësinor të shtetit duhet të merren parasysh kërkesat zhvillimore të komunave, sepse pa ato nuk do të ketë zhvillim ekonomik, investime të reja, punësime dhe përmirësim të standardit të jetës së popullatës.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy