Skip to content

DO TË RIKONSTRUKTOHEN RRUGËT DAME GRUEV DHE MOMQILLO JORDANOSKI

DATA

March 24, 2022

Kategoritë

17 Mars     Me futjen në punë të firmës Markoski K73 nga Struga, si bartës i furnizimit grupor, filluan aktivitetet përgatitore për rikonstruktimin e rrugëve Dame Gruev dhe një pjesë të rrugës Momqillo Jordanoski në Ohër, çka do të sjellë zgjidhje më të mira trafiku për banorët e lagjeve Hristo Uzunov dhe Goce Dellqev, e njohur si Barakat. Pritet që të bëhet edhe rregullimi i ujërave atmosferik, dhe do të rikonstruktohen edhe trotuaret që të sigurohet siguri më e madhe për këmbësorët.

-Aktivitetet në Ohër janë pjesë e projektit “Përkrahje të zhvillimit ekonomik rajonal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që i realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, përmes Programit për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2022. Për rikonstruktimin e këtyre rrugëve janë siguruar rreth 18 milionë denarë, pjesa më e madhe nga buxheti qendror, dhe një pjesë të mjeteve nga Komuna e Ohrit, si partner në projekt, theksoi drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, m-r Mirjana Lozanoska.

Gjatë fillimit të punimeve në të cilën morën pjesë përfaqësues të Komunës së Ohrit, NP Niskogradba, Kryerësit të punëve, Organit mbikëqyrës dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor u shqyrtua dinamika e punës dhe aktivitetet që duhet të realizohen me qëllim që të përmirësohen kushtet komunale të banorëve të vendbanimeve Hristo Uzunov dhe Goce Dellqev.

Në kuadër të projektit “Përkrahje të zhvillimit ekonomik rajonal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, vlera e përgjithshme e të cilit është afër 45 milionë denarë, do të kryhet rikonstruktimi i rrugëve në pjesën e vjetër të Strugës, do të rregullohet oborri i Qendrës turistike “Kosta Srbakoski” në Vevqan dhe do të rikonstruktohet rruga lokale në Qendër Zhupë deri në fshatin Bajramovci, në Komunën e Qendër Zhupës, thekson në fund drejtoresha e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, m-r Mirjana Lozanoska.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy