Qëllimet e projektit
Qëllimi i përgjithshëm:
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është që përmes furnizimit të maqinerisë për pastrimin e sistemeve të kanalizimit të përmirësohet infrastruktura komunale dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimitme qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, uljes së rrezikut për përmbytje dhe sigurimin e funksionalitetit afatgjatë të sistemit në të gjithë territorin e Komunës së Debërcës.
Qëllimet specifike:
- Parandalimi i bllokimeve dhe defekteve – pastrimi i rregullt dhe më efikas do të sigurojë rrjedhje të pandalshme të ujërave të zeza.
- Përmirësimi i higjienës dhe shëndetit publik – do të ulet rreziku nga sëmundjet ngjitëse dhe përhapjes së materieve të dëmshme.
- Rritja e efikasitetit të sistemit të ujërave të zeza – teknologjia moderne do të sigurojë mirëmbajtjen e shpejtë dhe kualitative të sistemeve.
- Mbrojtja nga përmbytjet – parandalimi i bllokimit nga mbeturinat dhe ulja e rrezikut nga përmbytjet gjatë rreshjeve të mëdha.
- Qëndrueshmëri afatgjate e infrastrukturës – do të zgjatet koha e zgjatjes së sistemeve të kanalizimit dhe do të ulen shpenzimet për sanim dhe riparim.
Rezultatet:
- Përmirësimi i higjienës dhe shëndetit publik – Ulja e rrezikut nga përmbytjet dhe derdhjes së ujërave të zeza, çka mund të parandalojë shpërndarjen e sëmundjeve infektive dhe një ambient më të pastër me më pak erëra të pakëndshme.
- Zvogëlimi i problemeve infrastrukturore – Përmirësimi i funksionimit të sistemit të kanalizimit, çka do të thotë më pak defekte, më pak nevojë për riparime të shtrenjta dhe jetëgjatësi më të madhe të gypave të kanalizimit, sepse pastrimi i rregullt parandalon bllokimin dhe korozionin.
- Përfitime financiare dhe ekonomike – Ulja e shpenzimeve për intervenime dhe sanime emergjente, qç në afatgjatë i kursen mjete komunës dhe përmirëson kualitetin e jetës, dhe që mund ta rrisë atraktivitetin e komunës për investime.
- Ulja e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore – Kanalizim më i pastër dhe më funksional do të thotë përballje më të mirë me rreshjet e dendura dhe parandalimi i përmbytjeve në vendbanimet.
Raport për realizimin e projektit