Skip to content

Plani Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040 – Debat publik në Rajonin planor Jugperëndimor

DATA

October 22, 2026

Kategoritë

📢 Projekt – Plani Hapësinor i Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040 – Debat publik në Rajonin planor të Vardarit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton opinionin se fillon cikli i debateve publike rajonale për Projekt-Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040.

Debati i pestë publik për Projekt-Planin Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2040 do të mbahet në Rajonin planor të Jug-perendimor, me qëllim prezantimin e Projekt-Planit dhe përfshirjen aktive të institucioneve, njësive të vetëqeverisjes lokale, komunitetit profesional, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë.

📅 30 tetor 2026
🕛 Ora 11:00
📍 Salla e takimeve të këshillit komunal të Strugës

Debati publik paraqet mundësi për t’u njohur me zgjidhjet e propozuara planifikuese, si dhe për të dhënë mendime, propozime dhe vërejtje në procesin e përgatitjes së njërit prej dokumenteve më të rëndësishme strategjike për zhvillimin hapësinor të vendit.

Ftojmë institucionet, njësitë e vetëqeverisjes lokale, komunitetin profesional, palët e interesuara dhe të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në debatin publik dhe të japin kontributin e tyre në planifikimin e zhvillimit të ardhshëm hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy