Skip to content

BIZNES QENDRA – zgjerimi i funksioneve të Qendrave për zhvillim

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimi i projektit

Qëllimi kryesor është rritja e konkurrencës të rajoneve planore përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si edhe të sipërmarrjeve. Në fazën e parë të implementimit të projektit që u zhvillua në periudhën prej fillimit të nëntorit të vitit 2014 deri në fund të muajit shtator të vitit 2015 u relaizuan aktivitetet në vijim: u përpunua baza e të dhënave elektronike rajonale për institucione dhe firma të cilat ofrojnë shërbime për zhvillim të sektorit privat; U përpunua baza e të dhënave rajonale elektronike për lokacionet e disponueshme “greenfield” dhe “brownfield”; U përpunua Doracaku për investitorë duke kyçur qëllime strategjike të rajonit në drejtim të zhvillimit të sektorëve të përcaktuar dhe kontakteve me dërguesit e shërbimeve për përkrahje të investitorëve potencial; Përmbledhja e zonave të lira industriale në nivel të rajonit planor duke kyqur të gjitha zonat industriale të cilat janë pjesë të rajonit dhe karakteristikat e tyre; U përpunua dhe u publikua Programi për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rajonin Jugperëndimor me Plan aksionar dhe Strategjinë për komunikim; u përpunua UEB Portali interaktiv për investim në rajon www.investinsouthwest.mk në të cilin janë futur baza të të dhënave elektronike të cilat janë krijuar me Doracakun për investime. Të gjitha produktet projektuese janë në tre verzione gjuhësore – maqedone, shqipe dhe angleze.

 

 Rezultatet

  • U organizuan katër takime informative dhe dy trajnime për 215 përfaqësues nga sektori i biznesit
  • U përpunua dhe u publikua Programi për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me Plan aksionar dhe Strategji për komunikim në tre gjuhë maqedone, shqipe dhe angleze
  • U përpunua dhe u publikua Doracak për investitorë me përmbledhje të zonave të lira industriale në tre gjuhë maqedone, shqipe dhe angleze
  • U përpunua dhe u publikua UEB Portali interaktiv për investim në rajon investinsouthwest.mk
  • U realizua trajnim për Menaxhim me tokat ndërtimore dhe Planifikimi hapësinor në të cilën morrën pjesë aktivisht 46 pjesëmarrës nga komunat e rajonit planor Jugperëndimor dhe të Pollogut
  • U përmirësuan kushtet për udhëheqje të biznesit për 6770 ndërmarrje aktive të vogla dhe të mesme në rajonin planor Jugperëndimor

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram