Skip to content

ORGANIZIMI I KARAVANËVE, PREZANTIMI I USHQIMIT DHE VESHJES TRADICIONALE DHE SHFAQJE TEATRALE NË 13 KOMUNA

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet kryesore të këtij projekti janë ruajtja e traditave dhe përdorimi optimal i pasurisë kulturore në rajonin planor Jugperëndimor si dhe përmirësimi i ofertës turistike në rajon. Projekti është i financuar përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Minsitrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal  për vitin 2011.

Të gjithë 13 komunat (Strugë, Ohër, Vevçan, Debërcë, Drugovë, Dibër, Qendër Zhupë, Kërçovë, Pllasnicë, Vraneshticë, Makedonski Brod, Osllomej dhe Zajas) në kuadër të rajonit planor Jugperëndimor janë parntnerë në realizimin e projektit.

Për t’u arritur qëllimet e përcaktuara, Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor përmes këtij projekti i realizoi aktivitetet në vijim:

  1. Shfaqje teatrale

U mbajtën dy shfaqje teatrale të reja, njëra në gjuhën maqedonase dhe tjetra në gjuhën shqipe. Shfaqja në gjuhën maqedonase u luajt në komunën e Vevçanit, Makedonski Brod, Ohër dhe Kërçovë, ndërsa shfaqja në gjuhën shqipe u luajt në Komunën e Zajazit, Dibrës dhe Strugës. Shfaqjet mundën t’i ndjekin grup më i madh qytetarësh të interesuar nga rajoni dhe turistë, dhe të njëjtat janë falas.

       2. Prezantimi i ushqimit dhe veshjeve tradicionale

Në mikro-rajonin e Kërçovës u mbajt prezantim i ushqimit tradicional dhe veshjeve tradicionale. U prezantuan të gjitha komunat me pasuritë e tyre kulturore, veshjet, grupet folklorike dhe ushqimin tradicional të tyre. Manifestimi ishte i tipit të hapur me mysafir nga vendi dhe jashtë vendit dhe me prani të mediumeve.

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram