Skip to content

Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik dhe përdorimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në RPJP

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Përshkrimi i projektit

Zvogëlimi i shpenzimeve të energjisë elektrike dhe asaj ngrohëse përmes zëvendësimit të dritareve, izolimit të çatisë dhe instalimit të sistemit solar për përgatitjen e ujit sanitar të ngrohtë, është qëllimi kryesor i këtij projekti i realizuar në tre objekte publike, në Komunën e Strugës – SHFK “Vëllezerit Milladinovci”, në Komunën e Dibrës – IPKKF “Breshia” dhe në Komunën e Kërçovës -SHMK “Mirko Mileski” dhe “Drita”.

Realizimi i aktiviteteve projektuese në të tre objektet publike të lartëpërmendura në rajon dukshëm e zvogëluan shpenzimin e energjisë, e me atë edhe shpenzimet e këtyre institucioneve. Gjithashtu, në masë të madhe u përmirësuan kushtet për ligjërim në shkollat e përmendura në Strugë dhe Kërçovë, si dhe kushtet për qëndrim më të mirë ditor të fëmijëve në kopshtin për fëmijë në Dibër.

Projekti u financua përmes Programeve për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal për vitin 2015.

 

Rezultatet

  • Ndërrimi i dritareve të vjetra, montimi i 86 PVC dritareve të reja në dy shkolla (Strugë dhe Kërçovë), me sipërfaqe prej 540 m2
  • Rikonstruimi i pullazit dhe vendosja e izolimit në sallën e sportit të SHFK “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë me sipërfaqe prej 320 m2
  • U instalua sistem qendror për ujë të ngrohtë sanitar në IPKF “Breshia”-Dibër i përbërë nga 10 kolektorë diellor, rezervuar për ujë prej 1000l dhe 1500l, me ngrohës të instaluar;
  • U përmirësuan kushtet pët punë të 1330 shfrytëzuesve të SHFK “Vëllezerit Milladinovci” në Strugë
  • U përmirësuan kushtet për punë të 3230 shfrytëzuesve në SHMK “Mirko Mileski” në Kërçovë
  • U përmirësuan kushtet për qëndrim dhe punë të 260 shfrytëzuesve në IPKKF “Breshia” në Dibër.

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram