Skip to content

Përshtatja e objekteve me efikasitet energjetik – shkolla dhe kopshte

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit

Qëllimi themelor i projektit është zvogëlimi i shpenzimeve të energjisë elektrike dhe për ngrohje përmes ndërrimit të dritareve, dyerve, izolimin e dyshemeve, pullazeve dhe mureve dhe vendosjes së sistemit ekonomik për ngrohje në gjashtë objekte shkollore në rajon. Për tre shkolla (në Ohër, Debërc dhe Qendër Zhupë) së pari u përgatitën dokumentacion teknik – projekte themelore dhe zbatim të masave/intervenimeve. Pas u kalua tek realizimi konkret i masave për përmirësimin e efikasitetit energjetik në komunat vijuese, përkatësisht tek objektet shkollore: Ohër- SHF “Koço Racin” në Lakoçerej, Kërçovë- SHMK “Mirko Mileski” dhe SHMK “Drita”, Debërc- SHF “Debërca” në Orovnik, Qendër Zhupë- SHF “Mustafa Kemal Ataturk” dhe SHMK “Ata” dhe SHF “Nexhati Zekirija” në Koxhaxhik dhe Pllasnicë-SHF”Junus Emre” në Lisiçan. Në IPKF “Planinski cvet” në Vevçan u vendos sistemi me kolektorë diellor, në IPKF “8 Marsi- Dielli” në Strugë u ndërruan dyert dhe dritaret me të reja nga PVC, ndërsa në IPKF “Jasna Risteska” në Ohër u bë sanimi i pullazit dhe toaleteve, u rikonstruktua termo fasada e jashtme dhe dritaret dhe dyert e raja nga PVC.

 

Rezultatet e projektit

-Dokumentacion teknik i përgatitur – re projekte themelore me revizion për tre objekte shkollore;
– Izolimi i dyshemeve 306 m2, vendosja e laminatit 251 m2, vendosja e pllakave 55 m2;
– Izolimi i tavanëve me folie avull lëshuese dhe termo-fasadë me sipërfaqe prej 1808 m2;
– Ndërrimi i 25 poçave të vjetra me të reja kursyese;
– Ndërrimi i dyerve dhe dritareve të vjetra me të reja nga PVC – 24 dyer, 82 dritare me sipërfaqe prej 563 m2; 
– Rikonstruktimi i pullazeve me sipërfaqe prej 2126 m2;
– Ndërtimi i kaldajës në sipërfaqe prej 62 m2 dhe sistem për ngrohje për 180 shfrytëzues;
– 30% kursim të energjisë në të gjithë objektet shkollore ku është kryer intervenimi për EE;
 Vendosja e pllakave qeramike me sipërfaqe prej 278 m2;
– Vendosja e sistemit për ujë të ngrohtë saniter me 3 kolektorë diellor dhe bojler prej 150l;
– Vendosja e termo-fasadës në sipërfaqe prej 835 m2;
– Ndërrimi i dritaree dhe dyerve të vjetra me të reja nga PVC – 23 dyer, 104 dritare me sipërfaqe prej 315 m2;
– Rikonstruktimi i pullazeve me sipërfaqe prej 1030 m2.

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram