Skip to content

Preparation of documentation for establishing an integrated and financially self-sustainable waste management system in the Pelagonija, Southwest, Vardar and Skopje Region

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit
Gjatë vitit 2016 janë mbajtur tri punëtori konsultative me të gjitha palët e interesuara në rajon dhe janë bërë prezantime publike për Planin rajonal të menaxhimit të mbeturinave dhe Vlerësimin strategjik të mjedisit në nivel mikro – Strugë, Kërçovë dhe Dibër. Gjithashtu, në dy raste, janë përgatitur raporte Ad hoc, si pararendëse, të planit rajonal të menaxhimit të mbetjeve dhe studimit të fizibilitetit të sistemit të integruar të menaxhimit të mbetjeve. Për përgatitjen e dokumenteve të përmendura, ekipi i projektit bëri një analizë gjithëpërfshirëse të dokumentacionit ekzistues, analizën e punës së NPK-ve, vizitat në terren te deponinë, matjen e mbetjeve të depozituara me analizën e strukturës së tyre dhe analizën e strukturës gjeologjike të lokacioneve potenciale për deponinë rajonale. Deri në fund të vitit 2017 duhet të përgatiten dokumentet kyçe, pas së cilës do të mund të nisë ndërtimi i një sistemi të integruar të menaxhimit të mbetjeve në rajonin planor Jugperëndimor, i cili kërkon rreth 27 milionë euro.
Projekti u iniciua nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit Hapësinor, në kuadër të instrumenteve IPA, dhe u zbatua nga konsorciumi ENVIROPLAN S.A. (Lider) – LOUIS BERGER, BiPRO GmbH, EPEM S.A., SLR Consulting Ltd.

Rezultatet
– Analiza e dokumenteve strategjike kombëtare, rajonale dhe lokale;
– Organizoi tre punëtori me palët e interesuara;
– Vizita në terren, matje e mbetjeve, analiza e strukturës së mbetjeve;
– Përgatiti dy raporte ad hoc;
– Përgatitja e Planit rajonal për menaxhim me mbeturina për RPJP;
– Përgatitja e Vlerësimit strategjik për ndikim mbi ambientin jetësor, gjatë 1 muaji i vënë në vështrim publik para qytetarëve;
– Prezantime dhe debat publik mbi planin rajonal të menaxhimit të mbetjeve dhe Vlerësimin strategjik për ndikimin mbi ambientin jetësor. 

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram