Skip to content

Regjistri i i potencialeve për zhvillim të turizmit rural

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet:

Regjistri i potencialeve për zhvillim të turizmit rural në rajonin planor Jugperëndimor përmban dy kategori kryesore të të dhënave: Baza ekzistuese statistikore lidhur me profilin turistik të komunave rurale dhe zonave rurale të komunave urbanre (popullata, objekte dhe lokalitete për turizëm dhe rekreacion, resurse njerëzore të angazhuara në sektorin e turizmit, trasnportit, qarkullimi në turizëm, vlerës së shtuar dhe vendeve të punës) dhe Atrakcionet turistike (lokalitete me vlera natyrore, zona të mbrojtura, trashëgimi kulturore atraktive, festivale dhe ngjarje, lokalitete për rekreacion, informacione për traditat lokale, tura egzistuese turistike). Regjistri është i krijuar në pajtim me metodologjinë FAS të organizatës botërore turistike (WTO), e cila nënkupton analizë të destinacionit përmes evaluimit të përbashkët  të të gjithë nënsistemeve dhe elementeve kyçe të destinacionit. U përgatit edhe Plani aksionar për periudhë tre vjeçare dhë në të njëjtin plan janë përzgjedhur 66 lokalitete me prioritet nëpër komuna për të cilat janë projektuar aktivitete të cilat duhet të ndërmerren nga ana e NJVL në periudhën e ardhshme. Regjistri është pjesë nga projekti “Zgjidhje inovative për qasje më të mirë të shërbimeve në nivel lokal” i financuar nga MVL dhe UNDP.

Rezultatet

  • U përgatit Regjistër i potencialeve për zhvillim të turizmit rural në rajonin planor Jugperëndimor në tre verzione gjuhësore (maqedonisht, shqip dhe anglisht)
  • Plan aksionar për tre vite
  • 66 lokalitete turistike u prioritizuan në të gjithë komunat
  • U bë prezantimi i Regjistrit para palëve të interesuara

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram