Skip to content

Rritja e efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë në rajonin ndërkufitar

Statusi i projektit

Projektet e realizuara

Data e fillimit

Data e realizimit

LLOJI I FINANCIMIT

BUXHETI (MKD)

Qëllimet e projektit 

Qëllimet kryesore të projektit janë të lidhura me definimin dhe zmadhimin e përdorimit të burimeve ripërtrirëse të energjisë dhe efektshmërisë energjetike në rajonin ndërkufitar që e mbulojnë, nga njëra anë, rajoni planor Jugperëndimor të RM dhe nga ana tjetër, Rajoni i Korçës së Republikës së Shqipërisë.

 Aktivitetet projektuese filluan me realizim në fund të vitit 2013 dhe mbaruan në çerekun e parë të vitit 2015. Aktiviteti i fundit  ishte “Kontrolla energjetike në objektet publike” me çka përmes bashkëpunimit, të të gjithë partnerëve të kyçur në projekt, u përgatit dokumentacioni teknik për shkollat fillore në fshatin Koxhaxhik – Komuna e Qendër Zhupës, në fshatin Koroshishtë – e Komunës së Strugës, Trebenishtë- e Komunës së Debërcës dhe Shkolla fillore në Llakoçerej të Poshtëm- Komuna e Ohrit.

Projekti është i financuar nga Bashkimi Europian si pjesë e Programit  për bashkëpunim ndërkufitar IPA mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë. Partneri kryesor i projektit është “Qendra për efikasitet energjetik e Maqedonisë – MACEF” në partneritet me “Qendrën për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor” nga Republika e Maqedonisë dhe “Shqipëria – BE Qendra për efikasitet energjetik” dhe Këshilli rajonal i Korçës në Republikën e Shqipërisë.

 Rezultatet

  • U bë kontrollimi i energjisë në 4 objekte publike në 4 komuna
  • U përgatitën 4 projekte teknike për përmirësimin e efikasitetit energjetik
  • Dokumentacioni teknik është për sipërfaqe prej 3000 m2 në 4 objekte publike

Galeri

Komunat e Parkut: 
Dokumentacioni 

Ndani këtë projekt

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram