U dorëzuan kontejnerët për mbeturina në Komunës së Pllasnicës

Pllasnicë, 08.03.2022, Sot,në Komunën e Pllasnicës Ndërmarrjes publike komunale të kësaj komuna, ju dhuruan kontejnerë për grumbullimin e mbeturinave, dhe të cilat do t’i shpërndahen qytetarëve dhe subjekteve juridike për shfrytëzim të mëtejshëm. Nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor janë furnizuar 59 kontejnerë prej 1100 litra dhe 258 kontejnerë prej 120 litra, me çka do të përmirësohet puna e ndërmarrjes publike komunale në segmentin e menaxhimit me mbeturinat komunale tek amvisëritë dhe tek subjektet juridike. Aktivitetet në Komunën e Pllasnicës janë pjesë e projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike dhe ruajtja e ambientit jetësor në RPJP”, miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal.