Në datë 31.07.2019, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, u mbajt mbledhja e tetë e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në të cilën u nënshkruajt Marrëveshja për financim të Qendrës për zhvillim të RPJP për vitin aktual 2019. Në Mbledhje mori pjesë edhe ministri i vetëqeverisjes lokale z.Goran Milevski. Në pajtim em Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, Ministria e vetëqeverisjes lokale, në nivel vjetor, e kofinancon punën e tetë Qendrave për zhvillim në lartësi prej 1,2 milionë denarë për aktivitete dhe po aq për implementim të projekteve për zhvillim rajonal. Ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski theksoi se me marrëveshjen përcaktohen edhe aktivitetet të cilat Qendra për zhvillim do t’i realizojë këtë vit, dhe të cilat dalin nga Programi për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor. Milevski i informoi kryetarët e komunave se javën e kaluar Ministria e vetëqeverisjes lokale i filloi aktivitetet në nivel të ekspertëve për përgatitjen e ndryshimeve në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Në procesin e analizës së gjendjes janë të kyçur edhe përfaqësues të Qendrave për zhvillim dhe BNJVL, dhe në këto takime pritet që njohuritë e tyre t’i shpalosin edhe qeverisjet lokale. Në ditët e ardhëshme marrëveshje do të nënshkruhen me të gjithë Qendrat për zhvillim të rajoneve planore që të mos vijë në vështirësi funksionimi i tyre normal.
No comment yet, add your voice below!