Skip to content

Vazhdimi i bashkëpunimit me Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim

DATA

February 14, 2022

Kategoritë

Strugë, 08.02.2022, Të punësuarit e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në hotel Drim në Strugë, mbajtën takim pune me ekipin e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv”, me çka u shkëmbyen informacione për vazhdimin e këtij projekti në periudhën e ardhshme, përkatësisht deri në vitin 2025. Gjegjësisht, Qeveritë e RMV-së dhe Konfederatës së Zvicrës nënshkruan marrëveshje në vlerë prej 6 milionë franga zvicerane me qëllim të vazhdojnë aktivitetet në tetë rajonet planore, kryesisht përmes përkrahjes së realizimit të projekteve infrastrukturore të rëndësishme për bashkësinë.

Në atë drejtim nga ana e menaxhmentit të projektit informuan se Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në periudhën e ardhshme, do të kenë në disponim rreth 500 mijë euro, të parapara për projekte në sferën e infrastrukturës, mbrojtjes së ambientit jetësor, inkluzionit social, specializimit të mençur, si dhe për aktivitete për përkrahje të biznes sektorit.

Projekt idetë dhe projektet që do të përgatiten do të dalin nga realizimi i forumeve me pjesëmarrje participative të aktorëve të rëndësishëm të Rajonit, dhe do të realizohen në tre vitet e ardhshme.   

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy