Skip to content

PËRMIRËSIMI I KUSHTEVE PËR AKOMODIM TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA FIZIKE NË OHËR

DATA

March 7, 2022

Kategoritë

Strugë, 07 mars 2022, Në pritje të sezonit të ri turistik anëtarët e Shoqatës nacionale të personave me aftësi të kufizuara fizike MOBILNOST do të përfitojnë dhjetë apartamente të ri konstruktuara, që ndodhen në kompleksin “Ohridati” në Ohër. Rikonstruktimi, i cili përfshin më shumë komponentë, do ta rrisë nivelin e efikasitetit energjetik tek objektet përmes ndërrimit të dyerve dhe dritareve të jashtme dhe të brendshme, izolim më i mirë, dhe do të kryhen intervenime për rregullimin dhe modernizimin e brendshëm të objekteve. Aktivitetet po realizohen në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike”, të cilin e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal.

– Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, gjatë këtij viti, realizon dy projekte më të mëdha – njëri me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik në katër objekte publike në komunat e Ohrit, Debërcës, Kërçovës dhe Dibrës, ndërsa në Pllasnicë dhe Makedonski Brod realizohen aktivitete për rritjen e kualitetit të ambientit jetësor përmes sigurimit të shportave për selektim të mbeturinave, përkatësisht rregullim e rrjetit të kanalizimit. Për këtë qëllim janë siguruar rreth 20 milionë denarë, të siguruara përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal nga buxheti qendror.

MOBILNOST është e formuar në vitin 1986 dhe si organizatë nacionale për personat me invaliditet fizik ka për detyrë t’i përfaqësojë dhe prezantojë këto persona si dhe interesat e tyre. Organizata përveç të tjerave kujdeset dhe ju ofron aktivitete rekreative anëtarëve të saj. Gjatë disa muajve gjatë verës në Ohër, në apartamentet e ri konstruktuara, do të akomodohen rreth 700 anëtarë të Mobilnost.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy