Skip to content

U DHANË NË PËRDORIM APARTAMENTET E MOBILNOST NË OHËR

DATA

June 17, 2022

Kategoritë

Ohër, 16 qershor 2022     Në prani të përfaqësuesve të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor si investitor, shoqatës së qytetarëve MOBILNOST si shfrytëzues final, kryerësit të punëve dhe organit mbikëqyrës, sot, u bë pranimi teknik dhe u dhanë zyrtarisht në përdorim 10 apartamentet e rinovuara të SHQ MOBILNOST në Ohër, në kompleksin Ohridati. Mbi 700 anëtarë të Mobilnost do të kenë mundësi, gjatë periudhës së verës, në Ohër, t’i shfrytëzojnë këto apartamente për pushim dhe rekreacion.

Rikonstruktimi e rriti nivelin e efikasitetit energjetik tek objektet përmes ndërrimit të dyerve dhe dritareve të jashtme dhe të brendshme, izolimit më të mirë, dhe u kryen intervenime për rregullimin dhe modernizimin e brendshëm të apartamenteve. Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit “Përmirësimi i efikasitetit energjetik në objektet publike”, të cilin e realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal.

MOBILNOST është e formuar në vitin 1986 dhe si organizatë nacionale për personat me invaliditet fizik ka për detyrë t’i përfaqësojë dhe prezantojë këto persona si dhe interesat e tyre. Organizata përveç të tjerave kujdeset dhe ju ofron aktivitete rekreative anëtarëve të saj. Gjatë disa muajve gjatë verës në Ohër, në apartamentet e ri konstruktuara, do të akomodohen rreth 700 anëtarë të Mobilnost.

– Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, gjatë këtij viti, realizon dy projekte më të mëdha – njëri me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik në katër objekte publike në komunat e Ohrit, Debërcës, Kërçovës dhe Dibrës, ndërsa në Pllasnicë dhe Makedonski Brod realizohen aktivitete për rritjen e kualitetit të ambientit jetësor përmes sigurimit të shportave për selektim të mbeturinave, përkatësisht rregullim e rrjetit të kanalizimit. Për këtë qëllim janë siguruar rreth 20 milionë denarë, të siguruara përmes Programit për zhvillim të barabartë rajonal të Byrosë për zhvillim rajonal nga buxheti qendror.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy