Skip to content

FILLOI RIKONSTRUKTIMI I RUGËVE NË PJESËN E VJETËR TË QYTETIT NË STRUGË

DATA

July 11, 2022

Kategoritë

Strugë, 28 qershor 2022  Afër 18 milionë denarë, mjete nga buxheti nacional, si dhe nga Komuna e Strugës, janë investuar në rikonstruktimin e pesë rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit, në qendrën e dytë më të madhe turistike në vend, me çka në masë të madhe do të përmirësohet qasja deri te lokacionet atraktive për vizitorët e vendit dhe të huaj.

 

Në pajtim me dokumentacionin teknik të përgatitur është paraparë që në rrugët “27 Marsi”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Niko Nestor”, “Goce Dellqev” dhe “Dimitar Vllahov” të çmontohen blloqet e gurit me qëllim që të kryhet instalimi i ri i ujit, si dhe rrjetet e EVN dhe Telekomit. Pastaj, siç informojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e cila është bartëse e projektit në partneritet me Komunën e Strugës, do të bëhet shtrimi i dyshemesë dhe shtrimit të bazamentit të betonit me armaturë hekuri, mbi të cilën do të vendosen gurët e pastruar, që janë karakteristikë për këtë pjesë të qytetit.

 

Gjatësia e pesë rrugëve që po ri konstruktohen është afërsisht 600 metra, me rreth 3.600 metra katrorë, me çka me rikonstruktimin dukshëm do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e trafikut rrugor edhe për shëtitje në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës. Gjithashtu, pritet që të përmirësohet furnizimi me ujë për pije sepse, paralelisht, do të rregullohet edhe rrejti i ri i ujësjellësit në gjatësinë e njëjtë. Punët i kryen kompanitë “Trans AG”dhe “Markoski K73”.

 

Rikonstruktimi i punëve në Strugë është pjesë e projektit “Përkrahje për zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që i realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy