Skip to content

Përfunduan aktivitetet për rregullimin e oborrit të qendrës turistike në Vevçan

DATA

September 29, 2022

Kategoritë

28.09.2022     Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në kuadër të projektit rajonal “Përkrahja e zhvillimit ekonomik rajonal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, i përfundoi aktivitetet për rregullimin e oborrit të Qendrës turstike “Kosta Srbakoski” në Vevçan. Në sipërfaqe prej 910 m2 u vendos gur dekorativ, u ndërtuan rrugët qasëse deri te hyrja kryesore dhe ndihmëse dhe hapësirave për pushim me pajisje adekuate urbane dhe ndriçim.

Investimi i përgjithshëm për rregullimin e oborrit të Qendrës turistike është 4,6 milionë denarë dhe të njëjtat janë siguruar përmes Programit për zhvillim rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal. Kryerës i punëve ishte kompania Tane 2007 SHPKNJP Ohër.

Qendra turistike “Kosta Srbakoski” në Vevçan, sipërfaqja e përdorshme e së cilës është 1400 m2 shërben për aktivitete kulturore dhe edukative, ka galeri për promovim të trashëgimisë së pasur kulturore në Vevçan, hapësirë muzeore për prezantimin e florës dhe faunës nga zona e mbrojtur natyrore “Burimet e Vevçanit” dhe malit Jabllanicë.

Gjatë periudhës së ardhshme ngelet të përfundohet rregullimi i hortikulturës së hapësirës, të cilën duhet ta kryejë vetë komuna.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy