SHPALLJE PUBLIKE për ndërmarrjet e sektorit privat që janë të gatshme të nxisin zhvillimin e tyre afarist nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe investimeve të gjelbra me shfrytëzimin e burimeve financiare të pakthyeshme – granteve.
Masa për mbështetje i referohet ndërmarrjeve nga sektori privat të cilat janë të interesuara për hapjen e vendeve të reja të punës dhe investime të gjelbra përkatësisht vendosjen e produkteve, shërbimeve, teknologjive apo proceseve të gjelbra nëpërmjet përdorimit të burimeve financiare të pakthyeshme – granteve.
Mbështetja financiare për të punësuarit e rinj është nga minimumi 205.000 denarë deri në maksimum 615.000 denarë, në varësi të numrit të punësimeve të aprovuara:
– Minimumi 1 punësim për shumën minimale të grantit prej 205.000 denarë;
– Minimumi 2 punësime për shumën e grantit prej 410.000 denarë;
– Minimumi 3 punësime për shumën e grantit prej 615.000 denarë.
Detaje më të hollësishme në linkun vijues
No comment yet, add your voice below!