Skip to content

Takim me ministrin e vetëqeverisjes lokale

DATA

August 12, 2024

Kategoritë

U.d. Drejtori i Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, Valon Kaba, në datë 29.07.2024, realizoi takim me ministrin e vetëqeverisjes lokale z.Zllatko Perinski. Në takim u diskutua për projektet aktuale të cilat po i realizon Qendra për zhvillim, dhe projektet e ardhëshme të cilat kanë për qëllim ta përmirsojnë jetesën dhe funksionimin e qytetarëve të rajonit Jugperëndimor. Në takim, nga ana e u.d.drejtorit të Qendrës për zhvillim të RPJP, u theksua se rajoni planor Jugperëndimor ka përvojë dhe potencial të realizojë projekte të mëdha dhe inovative në interes të qytetarëve. Në këtë kontekst, ministri Perinski theksoi se do të angazhohet maksimalisht për përmirësimin e politikës së zhvillimit rajonal në të gjitha 8 rajonet planore. 

 

Në pjesën e dytë të takimit, ministri Perinski realizoi takim edhe me kryetarët e komunave nga rajoni planor Jugperëndimor, me të cilët i hapi të gjitha çështjet prioritare me të cilat po ballafaqohen autoritetet lokale. “Më me rëndësi është të prioretizohen nevojat e qytetarëve dhe me projekte të mira do të qasemi drejt zgjidhjes së tyre efikase. Komunat duhet të tregojnë gatishmëri për realizim më efikas të mjeteve të disponueshme prej 100 milionë euro vetëm gjatë këtij viti”- theksoi ministri Perinski.

 

Të gjitha komunat kanë mundësitë e njëjta, kjo është një mundësi që të tregohet gatishmëri për atë se komunat kanë kapacitet dhe nga viti i ardhshëm të realizojnë edhe mjete më të larta. Qëllimi i Qeverisë është që për disa vite të tejkalohen qështjet ekzistenciale me të cilat qytetarët në kushtet e sotshme nuk duhet të preokupohen, siç janë përmirësimi i infrastrukturës rrugore, infrastruktura komunale dhe sociale. Presim projekte të cilat do të zgjidhin probleme reale dhe do ta përmirësojnë kualitetin e jetesës së qytetarëve në të gjithë shtetin, theksoi Perinski.

 

Nga ana e përfaqësuesve të vetëqeverisjeve lokale u theksou se do të aplikojnë në thirrjen me qëllim që të sigurojnë realizim të projekteve më të mëdha kapitale, me çka u përmendën projekte për stacione pastruese, sisteme për ujësjellës, infrastrukturë rrugore si dhe projekte për zhvillim të arsimit. 

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy