Skip to content

U lëshua në përdorim rruga e rikonstruktuar “206” në Dibër

DATA

September 4, 2024

Kategoritë

Në kuadër të projektit “Rikonstruktimi i infrastrukturës rrugore me qëllim ët përmirësimit të ofertës turistike”, u përfunduan aktivitetet për rikonstruktimin e rrugës “206” në lagjen Venec në Komunën e Dibrës. Në përurimin e rrugës morën pjesë ministri e vetëqeverisjes lokale z.Zllatko Perinski, drejtori i Byrosë për zhvillim rajonal z.Daut Memishi, drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP z.Valon Kaba dhe kryetari i komunës së Dibrës z.Hekuran Duka.

“Me rikonstruktimin e kësaj rruge, sigurohen kushte më të mira për zhvillimin e turizmit në këtë anë, e cila është e njohur për turizmin e banjave gjeo-termale, si dhe përmirësohen kushtet për lëvizje më ët sigurte në trafikun rrugor dhe mundësi për zhvillimin e kësaj lagje”- theksoi drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP, Valon Kaba.

Me projektin që e realizon Qendra për zhvillim të RPJP, është kryer tamponimi dhe asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 180 m, u vendosën bordurat e betonit si dhe u bë nivelimi i kapakëve të pusetave. Investimi i përgjithshëm është në lartësi prej 1,6 milionë denarë, mjete të cilat janë miratuar nga Programi për zhvillim të barabartë rajonal të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, përkatësisht Byrosë për zhvillim rajonal.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy