Skip to content

Spitalet ISHP Kardiologjia dhe ISHP Shën Erazmo me investime të reja në Rajon

DATA

October 10, 2024

Kategoritë

Në kuadër të projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – faza 2” e realizuar nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, dhe me ndihmë financiare nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Qeverisë Zvicerane në spitalin “Shën Erazmo” dhe Kardiologjia, sot, në mënyrë solemne, u prezantuan rezultatet e projektit nga projekti i lartpërmendur.

 

Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe Ambasadorja e Zvicrës H.E. Veronika Ulman, ministri i vetëqeverisje lokale z.Zllatko Perinski, u.d. Drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP, z.Valon Kaba, kryetarët e komunave nga rajoni Jugperëndimor, si dhe drejtorët e dy enteve shëndetësore.

 

Në deklaratën për mediat, u.d. Drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP theksoi se bëhet fjalë për intervenime në dy ente shëndetësore publike në Rajon, në të cilat në Shën Erazmo është furnizuar pajisje e re për njësinë e fizioterapisë dhe atë dy vaska galvanike dhe ashensor për bazenin si dhe aparat për krio-terapi ndërsa në ISHP Kardiologjia-Ohër u intervenua në pjesën e efikasitetit energjetik të objektit me vendosjen e fasadës së re termike, dyer dhe dritare të reja si dhe ndërrimi i kulmit, si dhe furnizimi i një eko aparati të ri dhe digjitalizimi i softuerit për ndjekjen dhe monitorimin e pacientëve të cilët mjekohen në këtë ent. Qëllimi i projektit është të përmirësohen shërbimet të cilat i japin këto dy ente shëndetësore, dhe me atë edhe në përmirësimin e kualitetit të jetës së pacientëve dhe nxitjen e turizmit shëndetësor në Rajon, duke marrë parasysh faktin se këto dy ente janë respektabile  në veprimtarinë e tyre jo vetëm në Rajon, pro edhe më gjerë.

 

Në ISHP Kardiologji-Ohër janë investuar gjithsej 23.440.953 denarë, nga të cilat 11.323.993 janë mjete ë siguruara nga Ministria e vetëqeverisjes lokale, Qeveria e Zvicrës e përmbajti projektin me 9.200.000 denarë, ndërsa 2.916.960 denarë janë kofinancim nga vetë enti. Projekti në “Shën Erazmo” është në vlerë prej 2.473.304 denarë, me çka 1.927.200 janë kontribut zviceran, ndërsa pjesa tjetër janë mjete nga spitali.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy