Skip to content

Zharko Risteski, president i ri i Këshillit për zhvillim

DATA

October 22, 2024

Kategoritë

,

Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, në mbledhjen e 12-të, njëzëri, për president e zgjodhën kryetarin e Komunës së Makedonski Brodit, z.Zharko Risteski me mandat një vjeçar. Duke ju falënderuar për zgjedhjen, z.Risteski theksoi se si Këshill është e nevojshme mobilizimi i të gjithë subjekteve me qëllim që të tejkalohen problemet me funksionimin e komunave dhe ndërmarrjeve komunale publike, si dhe në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve për qytetarët. Në atë kontekst, presidenti i ri z.Zharko Risteski, si pozitive e vlerësoi rolin e Këshillit dhe të Qendrës për zhvillim të Rajonit, përmes të cilit realizohen projekte rajonale të rëndësishme të cilët i përmirësojnë kushtet e qytetarëve. 

 

Në mbledhjen e sotme të rregullt të Këshillit për zhvillim, gjithashtu u shqyrtuan he u miratuan pikat për miratimin e Strategjisë komunikuese për periudhën 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të RPJP, Plani financiar i plotësuar i Qendrës për vitin 2024, si dhe u miratua Vendimi për Shpallje për zgjedhjen e Drejtorit të Qendrës për zhvillim. 

 

Pikat  rendit të ditës dhe materialet:

– Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor

  1. Propozim-vendim dhe Vendim për zgjedhjen e Presidentit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
  2. Shqyrtimi i Propozim-Planit financiar të plotësuar të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
  3. Propozim-vendim dhe Vendim për miratimin e Planit financiar të plotësuar të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor për vitin 2024.
  4. Shqyrtimi i Strategjisë komunikuese për vitin 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
  5. Propozim-vendim dhe Vendim për miratimin e Strategjisë komunikuese për vitin 2024-2026 të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
  6. Propozim-vendim dhe Vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit të Qendrës për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor.
  7. Të ndryshme.

Ndani:

Share on email
Email
Share on facebook
Facebook
Share on twitter
Twitter
Share on linkedin
LinkedIn
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I accept the Privacy Policy