Në datë 11.12.2024, Qendra për zhvillim të RPJP, bashkë me Ministrinë për vetëqeverisje lokale dhe Agjencinë zvicerane bënë prezantimin e rezultateve nga projekti për Rikonstruktimin e ISHP Nefrologjisë-Strugë, i cili ishte pjesë e projektit “Zhvillim i barabartë rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv – faza 2”.
Gjatë periudhës së kaluar, në këtë institucion, intervenimet u bënë në tri komponentë kryesore dhe atë, punë ndërtimore, furnizimi i pajisjeve dhe digjitalizimi. Në pjesën e punëve ndërtimore, u ndërmorën aktivitete për rikonstruktimin e një pjese të dyerve dhe dritareve, ndriçimin e objektit kryesor si dhe sistem të ri për shpërndarjen e oksigjenit medicinal dhe rikonstruktimi i tërësishëm i objektit Holidej dializa me tavane dhe dysheme të reja, dyer dhe dritare të reja fasadë të re dhe sistem për ngrohje dhe ftohje.
Në pjesën e pajisjeve për nevojat e Nefrologjisë, është furnizuar një agregat i ri prej 440 kVA, u vendosën dy sisteme të reja me panele diellore, njëri për prodhimin e energjisë elektrike prej 40 kW dhe sistemi tjetër për ujë të ngrohtë sanitar. Në pjesën e nefrologjisë dhe sëmundjeve të veshkave u furnizua pajisje e re për osmozën reversë si dhe pajisje për dializë dhe atë kolltuk dhe mobile.
Një nga komponentët kryesore në projekt ishte edhe digjitalizimi i shërbimeve dhe digjitalizimi i vet procesit të punës së institucionit. Në atë drejtim, është përgatit dhe u instalua sistem me valë për lajmërim të pacientëve në 15 dhoma në repartin e nefrologjisë, i cili është i lidhur me kompjuter qendror në dhomën e motrave medicinale. Gjithashtu, në aspekt të zhvillimit të turizmit shëndetësor në Rajon, është përgatitur edhe një zgjidhje softuerike për rezervime online për pacientët të cilët janë në hemodializë.
Në ceremoninë e përurimit, të pranishëm ishin drejtori i Qendrës për zhvillim të RPJP, z.Valon Kaba, zëvendës ministri i vetëqeverisjes lokale, z. Erxhan Selimi dhe drejtori i ISHP Nefrologjisë Jetmir Ziba. Për rezultatet dhe përfitimet e projektit, drejtori i Qendrës për zhvillim theksoi:
“ISHP Nefrologjia Strugë është spitali i vetëm në rajonin planor Jugperëndimor i cili e trajton sferën e sëmundjeve të veshkave, dhe prej aty, realizimi i projektit me të cilin u përmirësuan kushtet për trajtimin e pacientëve, si dhe kushtet për punë të kuadrit mjekësor janë të një rëndësie të madhe. Ky projekt, bashkë me projektet për rikonstruktimin e spitalit për sëmundje të zemrës në Ohër, vendndodhjes së institucioneve, bukuritë natyrore me të cilat po rrethohen, në masë të madhe krijojnë kushte për zhvillimin e turizmit shëndetësor në rajon”.
Vlera e gjithë projektit është 26.043.286 denarë. Ministria siguroi 11.324.000 denarë, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim mori pjesë me 9.200.000denarë, vet institucioni me vlerë prej 4.200.000 denarë, ndërsa 1.319.000 denarë janë mjete nga buxheti i Komunës së Strugës.
No comment yet, add your voice below!