Në bazë të nenit 21, paragrafi 10, 13, 14 dhe 15, dhe në lidhje me nenin 22, pika 1, alineja 9 nga Ligji për zhvillim të barabartë rajonal (Gaz. Zyrtare e RMV nr.24/21 dhe 174/21), dhe në bazë të Vendimit të Këshillit për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor nr.01-233/1 i datës 22.12.2025, Këshilli për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, shpall
THIRRJE
Për zgjedhjen e anëtarit – përfaqësuesit nga shoqata e qytetarëve
në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor
1 (një) përfaqësues me mandat prej katër vjet
Kriteret themelore për zgjedhjen e anëtarit-përfaqësuesit nga shoqatat në Këshillin për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor janë:
- Personat juridik, aplikuesit të jenë të regjistruar së paku dy vjet, me seli dhe veprim në një nga krahinat e nëntë komunave (Vevçan, Dibrë, Debërc, Makedonski Brod, Kërçovë, Ohër, Pllasnicë, Strugë Qendër Zhupë) në përbërje të rajonit planor;
- Personat juridik, aplikantët në pajtim me Statutin e organizatës të veprojnë në sferën e zhvillimit lokal dhe rajonal, dhe
- Personat juridik, aplikantët të kenë realizuar së paku dy projekte nga sfera e zhvillimit lokal dhe rajonal.
- Vllado Maleski-Tale nr.1/5, K.P.27, 6330, Strugë
No comment yet, add your voice below!