Strugë, 28 qershor 2022 Afër 18 milionë denarë, mjete nga buxheti nacional, si dhe nga Komuna e Strugës, janë investuar në rikonstruktimin e pesë rrugëve në pjesën e vjetër të qytetit, në qendrën e dytë më të madhe turistike në vend, me çka në masë të madhe do të përmirësohet qasja deri te lokacionet atraktive për vizitorët e vendit dhe të huaj.
Në pajtim me dokumentacionin teknik të përgatitur është paraparë që në rrugët “27 Marsi”, “Vëllezërit Milladinovci”, “Niko Nestor”, “Goce Dellqev” dhe “Dimitar Vllahov” të çmontohen blloqet e gurit me qëllim që të kryhet instalimi i ri i ujit, si dhe rrjetet e EVN dhe Telekomit. Pastaj, siç informojnë nga Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e cila është bartëse e projektit në partneritet me Komunën e Strugës, do të bëhet shtrimi i dyshemesë dhe shtrimit të bazamentit të betonit me armaturë hekuri, mbi të cilën do të vendosen gurët e pastruar, që janë karakteristikë për këtë pjesë të qytetit.
Gjatësia e pesë rrugëve që po ri konstruktohen është afërsisht 600 metra, me rreth 3.600 metra katrorë, me çka me rikonstruktimin dukshëm do të përmirësohen kushtet për zhvillimin e trafikut rrugor edhe për shëtitje në pjesën e vjetër të qytetit të Strugës. Gjithashtu, pritet që të përmirësohet furnizimi me ujë për pije sepse, paralelisht, do të rregullohet edhe rrejti i ri i ujësjellësit në gjatësinë e njëjtë. Punët i kryen kompanitë “Trans AG”dhe “Markoski K73”.
Rikonstruktimi i punëve në Strugë është pjesë e projektit “Përkrahje për zhvillimin ekonomik lokal përmes turizmit, kulturës dhe veprimtarive tjera ekonomike”, që i realizon Qendra për zhvillim të rajonit planor Jugperëndimor, e miratuar nga ana e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe Byrosë për zhvillim rajonal.
No comment yet, add your voice below!